Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë me dije se ka biseduar me zyrtarët evropianë para fillimit të samitit të liderëve të BE -së dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo pranë Kranjit për të gjitha temat e rëndësishme.
“Diskutime mbi të gjitha temat e rëndësishme para fillimit të Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. # EUWBSummit2021 “, ka shkruar Vuçiq në profilin e Instagramit” buducnostsrbijeav ” (E ardhmja e Serbisë).
Ai postoi fotografi me zyrtarë evropianë, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Komisionerin e Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi.
Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.