Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot pas bisedimeve me udhëheqësit e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në Bruksel.
Ai gjithashtu deklaroi që tema e parë sipas tij duhet të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm tema e parë duhet të jetë Asociacionin ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE,” tha Vuçiq nga Sllovenia ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kujtojmë se në këtë takim po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.