Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet të dielën në Beograd me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
Kjo është konfirmuar për Tanjug nga Presidenca e Serbisë.
Në prag të mbërritjes së kreut të diplomacisë ruse në Serbi, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Botsan Kharchenko, ka dhënë një deklaratë për çështjen Kosovë-Serbi.
Ai tha se “zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm në fushën juridike ndërkombëtare, në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së.”.