Edhe sot do të hapet afati i terminëve për vizë punë nga ambasada Gjermane në Kosovë.
Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë për muajin tetor do të hapet sot, më 7 tetor, në orën 14:00.
“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim.
Ju më poshtë mund të gjeni linkun për caktim të terminit duke klikuar këtu: LINKU