Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se sot në ora 14:00 do të hapë linkun për të bërë termine për viza.
Në njoftimin e kësaj ambasade bëhet e ditur se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë punë për muajin nëntor, do të hapet në orën 14:00.
Por me tu hapur linku për aplikim është bllokuar, pas kërkesave të shumta për caktimin e një termini për vizë.
Kjo po ndodh po thuasje gjithmonë dhe është e pamundur të bëhen terminet.