Ambasadori i BE-së në Serbi: E pamë se dialogu Kosovë-Serbi mund të sjellë rezultate

Lajme

Ambasadori i BE-së në Serbi: E pamë se dialogu Kosovë-Serbi mund të sjellë rezultate

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:45
Emmanuel Joffre

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emmanuel Joffre, ka thënë se nga Samiti i fundit që u mbajt në Slloveni është dhënë mesazh i qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai këtë e ka thënë se perspektivën e vendeve të këtij rajoni në BE.

Tutje ai në një intervistë për Tanjug ka thënë se marrëveshja e fundit për targat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë tregon se procesi i dialogut mund të sjellë rezultat.

“Dialogu nuk ka alternativë. E pamë disa ditë më parë që arritëm që ta zgjidhim një krizë lidhur me targat. BE është krijuar për të zgjidhur kriza. Marrëveshja e fundit është indikator se nga dialogu mund të dalin rezultate”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat