Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 25 raste pozitive me virusin CoVID-19. Ky rezultat doli nga testimi i 2370 mostrave.
Një person ka humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa janë shëruar 362 qytetarë.
Ky është raporti i plotë:
08 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.
Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!