Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka komentuar fushatën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se kandidatët po kanë turp nga partia e tyre (PDK) dhe se për këtë arsye po prtendojnë se nuk i takojnë asaj.
“Çka u bë kështu në këtë fushatë, Uran Ismajli po pretendon se nuk është i PDK, Bedri Hamza po pretendon se nuk është i PDK, Agim Aliu po pretendon se nuk është i PDK.
As në poster e billboard nuk po e përmendin partinë e tyre se u vjen turp.
Ma keni lënë Ushtarin e Rrugës vetëm…”, shkruan Zaimi.