“Çmendet” moti, meteorologët paralajmërojnë: Bëhuni gati, ja çfarë na pret pas ikjes së këtij cikloni

Lajme

“Çmendet” moti, meteorologët paralajmërojnë: Bëhuni gati, ja çfarë na pret pas ikjes së këtij cikloni

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Cikloni i fuqishëm Italian është ‘bllokuar’ në Italinë jugore dhe po qëndron aty duke mos lëvizur shumë në trajektoren e tij. Për këtë arsye kemi vranësira të dendura dhe gati të pandërprera si dhe shpeshherë reshje lokale shiu. Në anën tjetër nga verilindja e Kontinentit po vazhdon depërtimi i masave të ftohta ajrore.

Cikloni do të vazhdojë të qëndrojë gati në të njëjtin vend deri në fund të javës ose në fillim të javës së re, kur më në fund do ti hapet rruga për tu larguar në drejtim të Detit të Zi dhe Rusisë.

Gjatë kësaj periudhe cikloni do të na “furnizojë” herë pas here me reshje shiu të cilat nuk pritet të jenë aq ekstreme sa po flitet, ndërsa me fillimin e lëvizjes së ciklonit nga Italia jugore në drejtim të Greqisë dhe Detit të Zi krejt në fund të javës ose në fillim të javës së re pritet një valë e re reshjesh të dendura shiu, ngase me fillimin e lëvizjes së ciklonit pritet edhe fuqizim rapid i tij. Me ikjen e ciklonin në rajonin tonë do të depërtojnë masa edhe më të ftohta ajrore nga veriu dhe priten reshje bore në viset e larta malore.

Pas ikjes së këtij cikloni në Detin Tiren përtej Italisë pritet krijimi i një cikloni të ri i cili potencialisht mund të na sjellë reshje të reja të dendura shiu në mes të javës së re, por është ende shumë herët të përcaktohet saktësisht trajektorja dhe fuqia e këtij cikloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat