Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i ka quajtur gënjeshtra deklarimet se ai ka punuar kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Stefanoviq ka shprehur edhe gatishmërinë për t’u testuar në poligraf, meqë pretendon se thotë të vërtetën.
Këtë ai e bënë për të dëshmuar besnikërinë ndaj Vuçiqit.
Ai ka shtuar se është i gatshëm të dalë përpara çdo trupe kompetente dhe për t’u ekzaminuar edhe në poligraf për të gjitha akuzat që i janë bërë, përfshirë edhe këtë për veprime kundër Vuçiqit.