Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se duke vendosur masa anti-dumping, Kosova ka shkelur drejtpërdrejt disa dispozita të marrëveshjes CEFTA.
Sipas tij, Kosova ka shkelur edhe marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë të mallrave, përcjell Bota sot.
"Kjo nuk është hera e parë që Prishtina e bën këtë dhe është fajtori i vetëm për mosrespektimin e marrëveshjes. As Beogradi nuk ka pasur mundësi të komentojë masat anti-dumping dhe të ofrojë argumentet e tij, siç parashikohet në nenin 22 të Marrëveshjes së CEFTA-s, as nuk jemi informuar për masat, por vetëm përmes mediave. Kjo tregon vetëm se loja politike e Albin Kurtit të mërkurën është para zgjedhjeve të 17 tetorit", tha Petkoviç sonte për Vesti TV Prva.
Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, dje deklaroi se janë marrë dy vendime për masat mbrojtëse anti-dumping për produkte të caktuara të importuara nga Serbia./Botasot