Serbia iu ka bërë ftesë personave të zhvendosur brenda nga Kosova, e të cilët jetojnë territorin e Serbisë qendrore, të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
"Me kërkesë të qytetarëve tanë që jetojnë në Kosovë, Republika e Serbisë fton personat e zhvendosur nga krahina jugore, që përkohësisht të vendosur në Serbinë qendrore, të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë” thuhet ndër tjera video-ftesën për zgjedhje.
Me këtë rast krahas ftesës për dalje në votim në zgjedhjet lokale në komunat ku ata kanë jetuar, tregohet edhe mënyra se ku mund të marrin informacione për pjesëmarrje në zgjedhje.
Të interesuarit, që duan të dalin në zgjedhjet, deri me 16 tetor mund të lajmërohen në numrin e telefonit, prej nga do marrin instruksione rreth procesit zgjedhor.
Në këtë video-ftesë (spot) për dalje në votime ndër tjera thuhet: "Të votojmë për mbetje dhe ekzistencë të popullit tonë në Kosovë”.