I dërguari special për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës në një publikim në rrjetin social Twitter, javën e kaluar në ShBA, e ka vlerësuar si shumë interesante dhe të rëndësishme, bisedat e zhvilluara me partnerët amerikan edhe ata ndërkombëtar.
“Ishte një javë e rëndësishme dhe shumë interesante, ku pata shumë takime me zyrtarë amerikan edhe ndërkombëtar” ka thënë ai.
Lajçak menjëherë pas takimit të delegacioneve të Prishtinës edhe Beogradit në Bruksel, ku u diskutua lidhur me tabelat e regjistrimit, pas tensioneve të ngritura në pikat kufitare në veri dhe vendosjes së njësive ROSU të policisë, që synonin kontrollin e mbarëvajtjes së vendimit qeveritar për targa, ka udhëtuar në ShBA, ku ka pasur takime me zyrtarë amerikan edhe ata nga OKB.
"Mirënjohës dhe falënderues për javën e përmbushur me takime interesante edhe me rëndësi dhe bisedat me partnerët amerikan edhe ata ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe ato me udhëheqjen e OKB-së në Uashington edhe në Nju Jork” ka shkruar Lajçak.