Palestina ia konfirmon Vuçiqit se nuk do ta njohë Kosovën

Lajme

Palestina ia konfirmon Vuçiqit se nuk do ta njohë Kosovën

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:32
Vuçiq këtë falënderim e ka bërë gjatë takimit që ka pasur sot me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Palestinën se nuk po e njeh Kosovën.

Vuçiq këtë falënderim e ka bërë gjatë takimit që ka pasur sot me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki.

“Vuçiq e falënderoi Palestinën për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë dhe veçanërisht përmes kundërshtimit të anëtarësimit të ashtuquajturës Kosovë në organizatat ndërkombëtare.

Ministri Al-Maliki ka konfirmuar se një qëndrim i tillë i autoritetit palestinez mbetet i fortë”, thuhet në njoftimin e presidencës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat