Pas fitores 2-0 ndaj Irlandës së Veriut, një i panjohur shkaktoi një skandal kur i veshi një xhaketë UÇK-së Xherdan Shaqirit. Tani Federata Zvicerane e Futbollit ka dal më një reagim, shkruan media zvicerane, Blick.ch, përcjellë “Bota sot”.
Sipas asaj që ka shkruar Blick, federate e vlerëson lartë reagimin e mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri.
“Është e papranueshme që njerëzit duan të abuzojnë me stadiumet e futbollit, dhe në këtë rast intervistën e një lojtari pas një loje, për propagandë politike". Reagimi i Shaqirit është i mirëpritur. Ai reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj. Shaqiri hoqi përsëri xhaketën menjëherë pasi i huaji u largua dhe buzëqeshi pak në siklet para se të vazhdonte intervistën e tij”, thuhet në reagimin e kombëtares zvicerane, shkruan Blick, përcjellë “Bota sot”.
Siç shkruan Blick, personi që ia hodhi xhaketën Shaqirit është kapur menjëherë nga policia.
"Personi fajtor u mor në pyetje nga policia dhe një ndalim stadiumi u shpall menjëherë kundër këtij personi", përfundon SFV deklaratën e shkurtër në Twitter.
ℹ️Stellungnahme SFV
— ?? Nati (@nati_sfv_asf) October 10, 2021
Es ist inakzeptabel, dass Personen Fussballstadien, und diesem Fall das Interview eines Spielers nach einem Spiel, für politische Propaganda missbrauchen wollen. Xherdan Shaqiri hat vorbildlich reagiert, ist ruhig geblieben und ist nicht darauf eingegangen.
Më tej, Blick, shkruan se në mediat serbe, megjithatë, po kërkohet një dënim i rëndë për federatën zvicerane.
"Tani UEFA duhet të reagojë me dhunë dhe të ndëshkojë Federatën Zvicerane të Futbollit, e cila lejoi këtë skenë skandaloze sepse padyshim që nuk e siguroi mirë stadiumin”, shkruan “Kurir”.