Publicisti dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Asamblenë Komunale të Obiliqit, Nexhat Haziri, ka traguar pas arrestimit të pesë personave nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste në Kosovë.
Sipas Hazirit arrestimi i grupit radikal ndodhi pas paralajmërimit të amerikanëve të cilët për 6 muaj e kishin vënë nën vëshgim këtë grup terrorist.
E sipas tij, një hetim profesional do t`i bënte të njohura lidhjet e këtij grupi me politikën në Kosovë,
“Arrestimi i grupit radikal islamik që planifikonte sulme terroriste në Kosovë, u bë i mundur vetëm pas parlajmërimeve të amerikanëve të cilët për 6 muaj e kishin vënë nën vëshgim këtë grup terorist. Një hetim profesional dhe i pavarur do t'i bënte të njohura lidhjet e këtij grupi me politikën dhe njerëzit e fuqishëm në institucionet e vendit. (n.h)”, ka shkruar Haziri.