Serbia prap po armatoset, Vulin: Do të marrim armët e fundit nga Rusia

Lajme

Serbia prap po armatoset, Vulin: Do të marrim armët e fundit nga Rusia

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 11:05
Aleksandar Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, tha se Serbia do të marrë armët më të fundit nga Rusia.

Sipas tij, ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Federatën Rusë, “do të bëhen shumë të forta”.

Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse.

Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese, do të marrin pajisjet dhe armët më të fundit nga Rusia,” tha Vulin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat