Një postim që e bëri ditën e djeshme ish kreu i LDK-së Isa Mustafa, lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe ka nxitur reagime të shumta në opinion.
Ai tha se është i shtrënguar të reagojë ndaj atyre që sipas tij dezinformojnë opinionin lidhur me marrëveshjen për themelimin e Asocacionit.
Sipas Mustafës, në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), ai nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës.
Prandaj, sipas tij dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ia përshkruajnë atij Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit.
Ndër komentet që Mustafa ka marr në postimin e tij, është edhe ai i një qytetari që i thotë se ka analistë që paguhen për të dezinformuar, linçuar dhe shpifur për liderë të caktuar.
E këtij komenti i është përgjigjur Mustafa duke thënë se është i vetëdijshëm për këtë gjë.
“I nderuari Ragip, e kam të qartë se disa paguhen për të gënjyer e disa gënjejnë sepse s'kanë edukatë”, shkroi Mustafa në komentin e tij.
