Mediat serbe shkruajnë për aksionin e Policisë për kontrabandë

Lajme

Mediat serbe shkruajnë për aksionin e Policisë për kontrabandë

Nga: F.B Më: 13 tetor 2021 Në ora: 10:37
Pamje nga video

Në veri të Mitrovicës situata është e acaruar, pasi atje policia e Kosovës po kryen kontroll për kontrabandë.

Për shkak të grumbullimit të njerëzve pas dëgjimit të sirenës që serbët e përdorin si alarm, policia ka përdor bomba gazi-lotsjellës për shpërndarjen e tyre, njofton “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Mësohet se aksioni i tillë kontrolli i policisë dhe doganave po zhvillohet edhe në komunën e Zveçanit, ku po ashtu ka grumbullime edhe ndërhyrje nga policia.

Policia e Kosovës që erdhi nga jugu, njofton ky portal, ka ndërhyrë në njërën nga barnatoret e qytetit për të kontrolluar letrat e doganës dhe prejardhjes së furnizimit me barna, këtë aksion ata po e zhvillojnë në disa lokale, kanë deklaruar dëshmitarët okular.

Sipas policisë, ky është “aksion për evitimin e mallrave të kontrabanduara”.

Në afërsi të këtyre lokaleve ku po bëhen kontrollet janë tubuar shumë njerëz, si ndodhë zakonisht me përdorimin e sirenës (obliguese për serbët për dalje në rrugë gjë që e bëjnë që nga përfundimi i luftës), ndërsa pas mos përfilljes së urdhrit për shpërndarje, policia ka përdor gaz-lotsjellës.

Sipas njoftimit të këtij portali, aksioni po zhvillohet në shumë vende në veri, krahas veriut në Mitrovicë edhe në Zveçan, por nuk dihet nëse aksioni po bëhet nga policët e zakonshëm për intervenim apo nga ROSU, shkruan kjo gazetë.

Në anën tjetër në lagjen e boshnjakëve që ndodhet shumë pranë vendit të këtij aksioni janë parë lëvizje të shtuara të policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat