Banorët serbë të veriut të Kosovës kanë vendosur edhe një barrikadë të re në Zveçan si shenjë proteste pas aksionit të Njësisë Speciale të Kosovës, kundër kontrabandës i cili filloi në orët e hershme të ditës të sotme.
Në fotografitë që vijnë nga veriu, serbët e revoltuar shihet se kanë bllokuar me kamionë, kontejnerë të mbeturinave rrugët e qyteteve veriore të Kosovës të banuara më shumicë nga ta, për ta penguar Policinë e Kosovës në aksionin për luftimin e kontrabandës.
Ndryshe, Policia e Kosovës ishte penguar nga huliganët serbë edhe pas vendosjes së reprocitetit në targa ndaj veturave serbe.
Ata pë 10 ditë kishin bllokuar rrugët dhe kishin mbajtur protesta në veri.