Qeveria malazeze ka njoftuar se zëvendëkryeministri, Dritan Abazoviç është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Qeveria njoftoi se Abazoviç u takua me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, mbrëmë në Shkup, gjatë një kokteji të përgatitur për mysafirët nga "Economist Events", si organizator i ngjarjes, transmeton Danas, përcjell “Bota sot”.
"Përveç nikoqirit të Kryeministrit Zaev, në panelin e parë të diskutimit të Samitit marrin pjesë gjithashtu zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj," qeveria malazeze tha.
Fokusi i samitit, i organizuar nga "Economist Events", do të jetë forcimi i stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe përparësitë e rajonit në periudhën post-covid, njoftoi Qeveria.
Në samitin në Shkup, i cili po mbahet në nivel kryeministror dhe ministror, do të marrë pjesë, ndër të tjera, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.