Vuçiq takohet me Putinin muajin e ardhshëm, do të flasin edhe për Kosovën

Lajme

Vuçiq takohet me Putinin muajin e ardhshëm, do të flasin edhe për Kosovën

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:26
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të takohet me 25 nëntor me Vladimir Putinin në Moskë, thotë mediumi “Sputnik”.

Sipas këtij mediumi, dy presidentët do të takohen dhe për temë kryesore do të kenë Kosovën, çmimin e gazit dhe krizën aktuale të gazit në Evropë.

Takimi i fundit mes Putinit dhe Vuçiqit ishte vitin e kaluar, kur president serb mori pjesë në 75 vjetorin e fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës kundër kontrabandës së mallarave, Aleksandar Vuçiq mblodhi në Rashkë politikanët serb të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat