Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste të reja me CoVID-19.
Sipas raportit sot janë shëruar edhe 82 qytetarë.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi i plotë:
17 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.
Në total numri i rasteve aktive është 673.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!