102 vjeçarja voton në Isniq të Deçanit, këto janë fjalët e saj

Lajme

102 vjeçarja voton në Isniq të Deçanit, këto janë fjalët e saj

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:58
102 vjeçarja ishte e shoqëruar nga familjarët e saj gjatë votimi.

Rukë Dervishaj, e cila është 102 vjeçe nga komuna e Deçanit ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.

Ajo, pas votës, tha se për kryetarin e ri dëshiron që të ketë zemër të mirë e të bëjë punë të mira.

“Pas votës, kam dëshirë që kryetari i ri të mendoj mirë, zemrën me pasë të mirë e me punu mirë”, është shprehur ajo.

Më tej, ajo tha se ka votuar në të gjitha zgjedhjet, teksa bëri thirrje për të gjithë që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

“Kam votu në të gjitha zgjedhjet.  Nëse votoni për mirë, të gjithë duhet të votoni”, është shprehur ajo.

Edhe një nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar më herët qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.

Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat