Meqenëse sot janë zgjedhjet lokale në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve nëpër komuna të ndryshme po votojnë.
Megjithatë, dy qytetarë të moshuar të Fushë Kosovës morën lajmin për zgjedhjet lokale nga një gazetare. Gjatë blerjes së perimeve të dy personat u pyetën se a kanë votuar, ku reaguan me habi:
‘’Kuku, kuku…Kemi mendu që duhet nesër’’, u shpreh njëri nga ta.
Ndërsa menjëherë ia lëshojnë qeset me perime shitësit, dhe vazhdojnë rrugën për në qendrën e votimit.