Zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, kanë befasuar Agim Bahtirin në Mitrovicë.
Bedri Hamza i PDK-së fitoi përballë Agim Bahtirit të LVV-së me rezultatë bindës mbi 50 %.
Pas fitorës së Hamzës në Mitrovicë, ish-mjeku i UÇK-së dhe publicisti Liri Loshi thotë se ai është mirë të jetë i hapur ndaj një pjesë të programit të Agim Bahtirit.
Ai paksa me ironi thotë se Hamza mund ta implementojë projektin e Agim Bahtirit për ngrohjen e qytetit me bërthama të kumbullave.
“Bedri Hamza pasi ka fituar zgjedhjet në Mitrovicë është mirë të jetë i hapur ndaj një pjese të programit të Agim Bahtirit, gjithnjë për të mirën e qytetarëve, kuptohet. Për shembull, ai mund ta implementojë projektin e Bahtirit për ngrohjen e qytetit me berthama të kumbullave.😀”, shkruan Loshi në facebook.