Kandidatja për asamble të Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hava Rruka-Mlinaku, ka dal të jetë kandidatja më e votuar në Vushtrri.
Mlinaku ka marrë mbi 500 vota dhe kështu ka fituar të drejtën të jetë asambliste në mandatin katërvjeçar.
Hava Mlinaku përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë ata që ia kanë besuar votën e tyre.
Postimi i plotë i Mlinakut:
Thellësisht mirënjohëse ndaj të gjithëve #500+
Faleminderit të gjithëve që besuan në mua për atë që unë përfaqësoj dhe që treguan besimin e tyre në mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Faleminderit ekipit tim, vullnetarëve tanë si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur!
Unë kam besim në qytetarët e Vushtrrisë dhe së bashku do ta përmbyllim balotazhin me Ferit Idrizin kryetar, për Vushtrrinë dhe të ardhmen e qytetarëve të saj.
Bashkë për Vushtrrinë