Zëvendëskryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviç po qëndronë për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata kanë pasur disa takime të ndara në Departamentin e Shtetit, njoftojnë disa media nga Uashingtoni, raporton Bota sot.
Delegacioni malazez thanë burime nga Washingtoni ka pasur një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar, Zëvendës Sekretarin e Shtetit Wendy Sherman dhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried.
Po ashtu Abazoviç dhe Raduloviç gjithashtu është takuar edhe me të Dërguaren Speciale të Shteteve të Bashkuara për të Avancuar të Drejtat e Njeriut të Personave LGBTQI+ Jessica Stern, si dhe përfaqësuesen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) Shanthi Kalathil, Koordinatore për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe Robin Brooks, Drejtor për Ballkani dhe Evropa Qendrore.