E plotësuar (11:29) - Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pritur në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat.
Lajçak ka postuar një fotografi nga takimi ku ka thënë se grupet punuese do të takohen rregullisht.
“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajçak.
This morning in Brussels, I welcomed the expert delegations for the first meeting of the Working Group on license plates, as agreed on 30 September. The Group chaired by my advisers will be meeting on a regular basis. I trust they will present concrete findings in 6 months. pic.twitter.com/dwxZGV1PAM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2021
***
Sot më datë 21 tetor në Bruksel do të takohen grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Në këtë takim do të diskutohen opsionet për zgjidhjen e përhershme.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.
“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”.
Marrëveshja e arritur në Bruksel e ka zhbllokuar situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve.