Kandidatja për asambliste në Podujevë: Në vendvotimin ku votova, s’figuron as vota ime

Lajme

Kandidatja për asambliste në Podujevë: Në vendvotimin ku votova, s’figuron as vota ime

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:03
Almedina Cakiqi dhe Besnik Tahiri

Janë duke vazhduar ankesat e kandidatëve për këshilltarë komunalë nga parti të ndryshme në Podujevë.

Pas disa ankesave nga PDK, edhe kandidatë për asamble nga AAK janë duke u ankuar për parregullsi.

Ata kanë publikuar formularët me votat nëpër vendvotime, por që kanë akuzuar se u janë “fshirë” votat.

Kështu ka thënë në një postim në Facebook edhe kandidatja për këshilltare komunale, Almedina Cakiqi.

“Ky është vendvotimi ku unë Almedina Cakiqi dhe familja ime kam votuar, as vota ime nuk figuron askund. Drejtësi të lutem vepro”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat