Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka shkruar për fjalën më të përfolur në kohë të zgjedhjeve “bashka” të Agim Bahtirit.
Kjo fjalë u bë virale në rrjetet sociale.
Latifi përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo fjalë qenka përfolur në leksikun e Naim Frashërit.
Latifi shkruan tutje se në tekstin e Naim Frashëri “Ligj i përjetshëm i shqiptarëve”, ai shkruan “ … Shqipja, Shqipëria, Shqiptaria JANË TË BASHKA dhe një për të gjithë shqiptarët”.
Por, pyet se ku e mori këtë fjalë Bahtiri, pasi që hedh dilema nëse e ka lexuar këtë tekst të Naim Frashërit.
Postimi i plotë:
Kemi qeshur me Agim Bahtirin sa herë që e përsëriste fjalën “bashka”. Çuditërisht kjo fjalë qenka në leksikun e përdorur nga Naim Frashëri, njëri prej themeltarëve kryesorë të gjuhës së shkruar shqipe.
Në tekstin e tij “Ligj i përjetshëm i shqiptarëve”, Naimi shkruan : “ … Shqipja, Shqipëria, Shqiptaria JANË TË BASHKA dhe një për të gjithë shqiptarët”.
Sigurisht Bahtiri nuk e ka marrë këtë fjalë nga leksiku i Naimit, sepse nuk mund të besojmë se ai e ka lexuar veprën e Naimit. Atëherë nga duhet ta ketë marrë? Me gjasë nga mbetjet arkaike dialektikore të shqipes.