Isaj Ademi nga Drenasi, nga sot është pjesë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Ai është i biri i dëshmorit të kombit, Maliq Ademit.
Maliq Ademi ra heroikisht me 30 prill të vitit 1999, ndërsa sot, më shumë se 22 vjet pas, djali i tij, Isaj Ademi e vizitoi me një veshje krejt ndryshe nga ajo që bën përherë, kur bën homazhe pranë varrit të tij.
Përmes një postimi prekës ju ftojmë të kuptoni më shumë:
Kur u njoha me figurën tënde, ti ishe me uniformë lirië, nuk e dija peshen e saj deri sa e kuptova se Atdheu gjaku jonë që nuk falet! Sot i heshtur po me plot krenari po e barti uniformën e Ushtrisë sonë e që këtë suksese ta dedikoj ty dhe njerzërve si ti që na e sollët këtë liri e që fal juve kemi ushtrinë tonë!
Do të vazhdoj idealin tënd, rrugën tënde e gjithmonë do të jesh shembulli im!
Une të njoha me rroba lirie e tash edhe ti do të më njohesh të tillë!
Shpresoj që do të jesh krenar me mua!
Kosovë t’u shtu edhe një ushtari nga gjaku i një deshmori të Kosovës!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/22/850x636_D9416C1E-ED37-42BA-B12C-FA2DA1BF8D131634920830.jpeg)