Ngritja e çmimeve po vazhdon si në produktet bazë ashtu edhe në produkte të tjera ushqimore.
Qytetarët e Vushtrrisë kanë bërë të ditur se buka është shtrenjtuar në 40 cent, prej 35 sa e blenin dikur.
Përveç bukës janë shtrenjtuar edhe biletat e taksive që bartin udhëtarë nha Mitrovica për në Vushtrri.
Çmimi i biletave është ngritur nga 70 cent në 1 euro.
Rritja e çmimeve po vazhdon në shumë sektorë, ndërkohë që pagat po mbesin të njëjta për qytetarët e Kosovës.