Dëbimi i dy diplomatëve rus nga shteti i panjohur i Kosovës, nuk do të ketë pasoja për statusin e tyre juridik ka nënvizuar zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse, shkruan “TAS” e “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.
"Nisemi nga fakti se ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin e diplomatëve të përmendur rus” transmeton TAS.
Sipas Zaharovës diplomatët e dëbuar nuk kanë asnjë lidhje me asnjë organ të shtetit të vetëshpallur sepse nuk janë në harmoni me rezolutën 1244 të KS të OKB, që është bazë e normalizimit të situatës në Kosovë, ata janë të akredituar në misionin e UNMIK-ut.
Zaharova ka vlerësuar se diplomatët rus sipas publikimit të pushtetit në Kosovë se janë të padëshiruar është provokim i qëllimshëm kundër-rus.
Bëhet fjalë për dy persona që punojnë në njësinë e Prishtinës të ambasadës ruse në Serbi, ndërsa si argument Prishtina e ka marr “rrezikun për siguri kombëtare” dhe “rregullimin kushtetues” që sipas Zaharova “në krahinë edhe nuk ekziston”.
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar dje se dy zyrtarë nga zyra ndërlidhëse e Federatës Ruse janë shpall persona të padëshiruar për shkak aktiviteteve të tyre të dëmshme “ që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe rregullimin kushtetues në Kosovë ".
Pas kësaj, ka reaguar ambasada ruse në Serbi me kumtesë, kur thotë se Rusia “nuk njeh Kosovën as qeverinë e saj”.