Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla gjatë vizitës në panairin e njohur ndërkombëtar MILIPOL 2021 në Paris, ka deklaruar se ministria që ai drejton është e përkushtuar në forcimin dhe rritjen e kapaciteteve të shtetit të Kosovës dhe avancimin e praktikave përmes bashkëpunimit me shtetet e saj aleate.
Ai gjatë vizitës shoqërohej nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe shefi i njësisë për trajtimin e materieve eksploduese Muhamet Rushiti.
Ministri Sveçla me këtë rast është takuar me homologun e tij francez Gerald Darmanin, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, në kuadër të së cilës pret edhe një vizitë nga zyrtari i lartë që në fillim të ardhshëm ta vizitojë vendin tonë.
Sveçla takime ka zhvilluar edhe me drejtorin e Policisë Nacionale të Francës Jerome Leonnet, drejtoreshën për Bashkëpunim Ndërkombëtar Sophie Hatt me Komisarin e përgjithshëm të policisë, udhëheqësin e departamentit të çështjeve evropiane në Policinë Nacionale të Parisit Jean Jacques Colombi dhe drejtorin e Administratës dhe Inspektimit Dalle Michele DuPont, prefektin e Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimi të Krizave Alain Thiroin.
Ndryshe, MILIPOL mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë së Brendshme të Francës dhe mbledh kompani prodhuese të pajisjeve të sigurisë nga e gjithë bota.