Incident diplomatik: Serbia i shtyn boksierët kosovarë (Incident diplomatique: La Serbie refoule les boxeurs kosovars), me këtë titull Blick.ch ka shkruar për skandalin e fundit të regjimit serb me boksierët shqiptarë nga Kosova.
Serbia ua ndaloi hyrjen boksierëve nga Kosova në territorin e saj për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të organizuar nga Federata Amatore (AIBA) në Beograd.
Incidenti është konfirmuar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla-Schëarz dhe ministri i Sportit Hajrullah Çeku.
Ata i shkruan një letër AIBA -s, raportuan mediat në Prishtinë, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Boksierët e Kosovës u kthyen mbrapsht në kufi nga autoritetet serbe pasi kishin veshur tuta me simbolet e shtetit, ende të pa njohur nga Serbia që nga pavarësia e saj.
“AIBA pret që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga anëtarët e tjerë të AIBA-s”, thuhet në një deklaratë nga Federata Botërore e Amatorëve, e cila ka kontaktuar federatën.
Serbia të përpiqet të gjejë një zgjidhje.