Në konfliktin e Kosovës edhe Serbisë u përfshi edhe Rusia pasi autoritetet e Kosovës shpallën persona të padëshiruar non grata dy diplomatë rus të zyrës së ambasadës së Rusisë në Serbi, shkruan gazeta ruse e Moskës “Komersant”.
Ministria e punëve të jashtme e Rusisë vendimin e Prishtinës e ka cilësuar si provokim dhe ka theksuar se ajo nuk do të ketë pasoja në statusin juridik të diplomatëve rus, shkruan gazeta, duke shtuar se megjithatë ata të shtunën braktisën territorin e Kosovës.
“Komersant” thekson se Rusia në shpalljen e diplomatëve të saj si persona non grata, sipas rregullës përgjigjet në mënyrë reciproke.
“Por në këtë rast, kjo do të jetë e pamundshme sepse Moska nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka përfaqësues të Kosovës në Rusi”, shkruan gazeta.
Gazeta shton se shumë medie në Kosovë kanë publikuar lajmin se diplomatët rus Denis Vengerski dhe Aleksej Krivoshejev të shtunën braktisën territorin e Kosovës dhe janë publikuar foto të tyre, ku njëri paketon gjërat në automobil, ndërsa në foton tjetër tregohet automjeti duke kaluar kufirin administrativ drejt Serbisë.
“Komersant” transmeton pjesë nga artikujt e gazetave në Kosovë, ku thuhet se Krivoshejev në janar ishte dëbuar nga Shqipëria, ndërsa më parë ka punuar në ambasadën ruse në Shkup, ku kinse “bashkëpunoi” me kundërshtarët e kryeministrit të tashëm Zaev.
Konflikti i tashëm mes Prishtinës edhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji. Në maj të vitit 2019 ministria e jashtme e Kosovës sipas urdhrit të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës Ramush Haradinaj ka shpallur diplomatin rus nga misioni i OKB-së Mihail Krasnoshekov si person të padëshiruar – non grata, përkujton gazeta.
“Komersant” po ashtu thekson se ministria e jashtme ruse ka kërcënuar Prishtinë se për këtë hap pa presedan do të ketë pasoja të mëdha.
"Kështu që historia e tanishme me dëbimin faktik të diplomatëve rus mund të ketë vazhdim”, shton gazeta ruse.