Çka i tha Petkoviq në takim ambasadorit rus për Asociacionin?

Lajme

Çka i tha Petkoviq në takim ambasadorit rus për Asociacionin?

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:01
Foto nga takimi

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, është takuar dje me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, takim në të cilin ka dominuar tema për Kosovën.

Duke e informuar ambasadorin rus për rezultatet e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ai theksoi se serbët pranuan të marrin pjesë në këto zgjedhje vetëm sepse siç tha ai “mbështesin Marrëveshjen e Brukselit dhe pritshmëritë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, shkruan Blici serb.

Petkoviq deklaroi se “Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e menjëhershëm të Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa konkretë në këtë drejtim”.

Sipas tij, “dialogu i Brukselit aktualisht është peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për ta zbatuar atë deri më tani  dhepara së gjithash, detyrimin e marrë për të formuar Asociacionin”.

Zyrtari serb mes tjerash falënderoi ambasadorin rus për mbështetjen e Moskës për çështjen e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat