Lista Serbe me rezultatin e arritur konfirmoi se populli serb në Kosovë dëshiron koordinim të plotë të përfaqësuesve të vet me Beogradin, ka thënë Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovë, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.
Sipas tij, qytetarët me këtë rezultat treguan qartë përgjigjen për aksionet e njëanshme me daljen masive në veri.
"Besimi i lartë ndaj LS dhe Beogradit tregon se serbët nuk frikësohen nga aksionet e dhunshme të Prishtinës dhe do përgjigjen në mënyrë unike ndaj tyre, kjo gjë është mirë për LS dhe tregon forcën e saj dhe nëse nuk formohet asociacioni ata do largohen nga institucionet”, tha Drecun.
Ai shtoi se vetë rezultati dhe besimi tregojnë synimin për koordinimin e tyre me Beogradin dhe pa Serbinë nuk mund të mbijetojnë.
Ndërsa lidhur me rezultatet e subjekteve shqiptare ai tha se votuesit i dërguan mesazh Kurtit për mosrealizimin e premtimeve dhe është rezultat i keq e mossukses.
“Shqiptarët qartë nuk janë të kënaqur me kualitetin e jetës, nuk ka ekonomi, nuk ka perspektivë, situata është pakrye, Ka shkallë të lartë të kriminalitetit në shoqëri, të rinjtë përballen me papunësi, mungesë perspektive, po ashtu zhvendosja shumë e madhe”, nënvizoi Drecun.
Ai shprehet se përderisa popullit serb iu ka hapur perspektiva ekonomike, u investua në arsim, shëndetësi dhe politikë sociale dhe këto po japin rezultat, por shkalla e respektimit të drejtave të popullit serb është në nivel të ultë.
Drecun tha se në nëntor priten bisedime të rënda me Prishtinën që do zgjasin, por për Kurtin edhe Vetëvendosjen marrëveshja e Brukselit është e pavlefshme dhe kundër kushtetuese.
"Kemi situatë të paqartë ku zyrtar të BE-së kanë thënë se asociacioni duhet të formohet, por Prishtina thotë se nuk do formohet , tash po presim, po është e habitshme heshtja e Lajçakut, nuk prononcohet e ai është që duhet të përgatis bisedimet”, tha Drecun.
Ai vlerësoi se e ardhmja politike e Kurtit është e pasigurt, nëse nuk heq dorë nga mospërmbushja e marrëveshjes së Brukselit, bisedimet me Beogradin nuk kanë perspektivë dhe nëse insiston vetë në “njohjen e ndërsjellë” pa formimin e asociacionit, por kur të arrihet njohja të zgjidhen çështjet tjera.