Rrahjeve iu iku duke u larguar nga shtëpia, por kërcënimet thotë se i erdhën pas.
M.N nga Gjakova cila para pesë ditësh u raportua e zhdukur bashkë me 5 fëmijët e saj, thotë se iku nga shtëpia për t’iu shmangur dhunës nga burri.
“Ka me të gjetë ku je e ku s’je dhe ki me pa se ku ki me përfundu”, citon ti ketë thënë ai.
Në kushte anonimiteti thotë se ajo është kërcënuar nga burri edhe me armë, por i njëjti i mohon këto akuza.
Ai thotë se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë.