Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vdekur laboranti mjekësor Fahredin Mustafa.
Mustafa për shumë vjet shërbeu në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës.
Postimi i plotë:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e laborantit mjekësor, Fahredin Mustafa, i cili për shumë vjet shërbeu në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës.
Gjatë punës së tij, Fahredini shërbeu me përkushtim të madh dhe profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për pacientet e shtrira në këtë klinikë.
Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!