Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, dhe për këtë arsye është rritur edhe niveli i sigurisë ndaj tij.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
E lajmi për kërcënimin e Kurtit ka bërë bujë edhe në mediat serbe.
“Kurti u kërcënua. Kërcënime i janë dërguar kryeministrit Albin Kurti, të cilat e kanë rritur nivelin e sigurisë së tij, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës”, kshtu shkriuan media serbe, B92, përcjëllë “Bota sot”.
Më tej, kjo media ka dhënë detajet nga deklarata e Përparim Kryeziut.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye për masë paraprake i është rritur niveli i sigurisë. Institucionet hetimore dhe të sigurisë tashmë po bëjnë punën e tyre. Po bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe po marrin masat e duhura. Kryeministri është duke kryer detyrën e tij të rregullt”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.