Organet e rendit ditë më parë kanë bastisur një shtëpi në fshatin Slklagrazhë të komunës së Suharekës, ku i kanë gjetur 10kg e 400gr substancë të llojit marihuanë.
Lidhur me këtë Prokuroria Themelore ( departamenti i Krimeve të rënda) në Prizren pas kërkesës nga Policia e Kosovës, ka miratuar autorizimin për publikimin e fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit për në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Në njoftimin e Policisë thuhet se kanë shpallur në kërkim KOLA TOM BAFTIJAJ .
KËRKOHET:
I dyshuari: KOLA TOM BAFTIJAJ
Data e lindjes: 03.09.1969 në Prizren
Vendbanimi: Fshati SALLAGRAZHDË- SUHAREKË
Vepra Penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ thuhet në njoftimin e Policisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/28/auto_248947569_731662951092773_2676192229146517434_n-207x3001635431550.png)