Haradinaj në Shkup - shihet në shoqërinë e Zaevit, Xhaferit e Ahmetit

Lajme

Haradinaj në Shkup - shihet në shoqërinë e Zaevit, Xhaferit e Ahmetit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:51
Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Shkupit

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Shkupit në përurimin e qendrës më të madhe tregtare në rajon “East Gate”.

“Sonte në Shkup, në mesin e shumë miqve, në përurimin e qendrës më të madhe tregtare në rajon “East Gate”, realizuar nga Balfin Group me investitorët Samir Mane, Arsim e Ilir Papraniku.

Kisha rastin të jem në shoqërinë e presidentit Pendarovski, kryeparlamentarit Xhaferi, kryeministrit Zaev, zv.kryeministrit Grubi, liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe shumë afaristëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe rajoni.

Për “East Gate” uroj shumë mbarësi dhe sukses!”, është shprehur Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat