Një vrasje e rëndë me thikë ka tronditur Mitrovicën, ku ka mbetur i vdekur 25 vjeçari Albert Muja.
Media mëson se i dyshuari për vrasjen e rëndë është Lundrim Beqiri, vëllai i Valdrin Beqirit.
Ky i fundit, pra Valdrin Beqiri kreu vrasjen e rëndë me kallashnikov tek gjimnazi “Frang Bardhi” në vitin 2016 dhe momentalisht ndodhet në arrati, pasi që gjykata javë më parë i’a kishte rritur dënimin edhe për 5 vite, ndërkohë që ishte liruar pas disa vitesh burgim të mbajtura sipas aktgjykimit të shkallës së parë.
Pra, dy vëllezërit ndodhen në arrati.