Një vrasje e rëndë ka tronditur jo vetëm Mitrovicën por gjithë Kosovën, që ndodhi mbrëmë tek stacioni i autobusëve në Mitrovicë.
I vrarë mbeti Albert Muja 25 vjeçar kurse i dyshuari kryesor është Lundrim Beqiri.
Media mëson se bashkë me Lundrimin në veturë nuk ishte vëllai i tij por një shok i tij A.Z.
Sipas burimeve personi i dytë nuk është i njohur për policinë për ndonjë vepër penale.
Por i dyshuari kryesor mbetet Lundrim Beqiri.
Media më herët raportoi se dy vëllezërit Beqiri janë në arrati, Lundrimi për vrasjen e mbrëmshme, kurse Valdrini për vrasjen e 2016 tek gjimnazi “Frang Bardhi” pasi Apeli ia vazhdoi edhe 5 vite burg.