Vizita e ministrit të jashtëm kinez në Serbi është vërtetim i raporteve të jashtëzakonshme ndërmjet dy vendeve, thotë ai.
Kina ka konfirmuar mbështetjen kur bëhet fjalë për integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë, po ashtu është nënshkruar edhe marrëveshja për realizimin e projektit ndërmjet Beogradit edhe Budapestit dhe projektet tjera ku Kina realizon edhe mega projektin “Një shirit një rrugë”.
"Mbi të gjitha mund të pritet aktivitet i shtuar diplomatik në periudhën e ardhshme, sepse regjioni ynë është një ndër regjionet e mozaikut të përballjes globale, Administrata e re amerikane po punon në kundërvënien e rivalëve të saj global, para së gjithave të Kinës. Ndërsa sa i përket regjionit ShBA do të merret me ‘çështjet e pazgjidhura’ si janë Kosova dhe BeH” tha Milivojeviç.
Çështja e Kosovës është posaçërisht e rënd[mishme për Serbinë shprehet ai, mbi të gjitha vazhdimi i dialogut dhe përmbushja e marrëveshjes së Brukselit në mënyrë që të bisedohet për normalizimin e raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës.
"Paqja dhe stabiliteti nënkuptojnë bisedime për çështjet e hapura dhe gjetjen e kompromisit. Imponimi i zgjidhjes është diçka në të cilën Serbia nuk pranon. Serbia nuk është më ajo që ishte nga periudha e shkuar, ka ndryshuar shumë situata dhe formula e vetme mbetet gjetja e zgjidhjes që do të jetë e pranueshme për të gjithë” konsideron ai.