Një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmë ka tronditur Mitrovicën, ku mbeti i vrarë 25 vjeçari Albert Muja pas therrjes me thikë.
U raportua se dy të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje janë Lundrim Beqiri dhe A.Z. që shoqëronte këtë të fundit.
I dyshuari kryesor, Lundrim Beqiri, është vëllai i Valdrin Beqiri që në vitin 2016 kishte vrarë një nxënës me kallashnikov tek gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë.
Prindërit e vëllezërve Beqiri janë të afërt me PDK-në.
Babai i vëllezërve Beqiri, Esat Beqiri, ishte punësuar në Kuvendin e Kosovës në kohën kur legjislativin e drejtonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kurse nëna e tyre, Valbona Fazliu Beqiri, ka qenë asambliste e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
Vëllezërit Beqiri ndodhen në arrati.
Lundrimi për vrasjen e mbrëmshme, kurse Valdrini për vrasjen e vitit 2016 pasi së fundi Apeli kishte marrë vendim për t’ia vazhduar burgimin edhe për 5 vite pas lirimit kohë më parë.