Që nga muaji janar i këtij viti është shembur një pjesë e rrugës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në Mazgit.
Mirëpo, që nga ajo kohë nuk është investuar ende asgjë në këtë rrugë, përveç që është bërë një zgjidhje për qytetarët të dalin nga autostrada duke e mbyllur daljen e Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në një përgjigje për IndeksOnline kanë thënë se këtë javë pritet të tenderohet projekti kryesor për Sanimin e Rrëshqitjes në Mazgit.
Kurse lidhur me palën e tretë që është thënë nga MI se është fajtore për rrëshqitjen e rrugës, tanimë është dërguar në gjykatë.