Qeveria po jep nga 1500 euro për familjarët e të vdekurve nga Covidi - ja veprimi i serbëve të Kosovës

Lajme

Qeveria po jep nga 1500 euro për familjarët e të vdekurve nga Covidi - ja veprimi i serbëve të Kosovës

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 14:53
Hekuran Murati

Portali në gjuhën serbe, Kossev, ka lajmëruar popullin serb në Kosovë që ka humbur ndonjë familjar si pasojë e Covid-19 që të aplikojë për ndihmat që i jep Qeveria e Kosovës.

Ky portal shkruan se ata që kanë humbur anëtarët e ngushtë të familjes si pasojë e koronavirusit, deri në fund të muajit mund të aplikojnë për ndihmë nga Qeveria e Kosovës në ndihmë prej 1500 euro.

Ky aplikim do të shqyrtohet deri më datën 30 tetor.

Ata që kanë të drejtë të aplikojnë për 1500 euro, janë të afërmit e personat që kanë vdekur pasi kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covidit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e kishte nënshkruar vendimin në fund të muajit shtator.

Periskopi ju bën thirrje për aplikim të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat